• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nënshkrimi i marrëveshjeve për sigurimin e huasë prej 100 milionë eurosh nga BERZH-i për EMV-në

Nënshkrimi i marrëveshjeve për sigurimin e huasë prej 100 milionë eurosh nga BERZH-i për EMV-në

Shkup, 22 gushti 2023 (MIA) - Në Ministrinë e Financave sot do të nënshkruhet marrëveshja për sigurimin e huasë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në vlerë prej 100 milionë euro për EMV-në. Në nënshkrimin do të marrë pjesë edhe ministri i Financave, Fatmir Besimi, drejtori i BERZH-it për Evropën Juglindore, Sharlot Rue dhe drejtori i EMV-së, Vasko Stefanov.

Siç njoftojnë nga Ministria, bëhet fjalë për nënshkrimin e Marrëveshjes për hua, e cila do të lidhet ndërmjet SHA EMV-Shkup dhe BERZH-it dhe Marrëveshjes për garancion, e cila do të lidhet ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe BERZH-it. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR