Nënshkrimi i Marrëveshjes për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar
- Marrëveshja për partneritet strategjik mes qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe të Mbretërisë së Bashkuar, me të cilën vendi merr në dispozicion vëllimin më të madh historik të mjeteve prej pesë miliardë funta për relaizimin e projekteve kapitale, do të nënshkruhet sot në Londër.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:58, 22 maj, 2025
Londër, 22 maj 2025 (MIA) - Marrëveshja për partneritet strategjik mes qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe të Mbretërisë së Bashkuar, me të cilën vendi merr në dispozicion vëllimin më të madh historik të mjeteve prej pesë miliardë funta për relaizimin e projekteve kapitale, do të nënshkruhet sot në Londër.
Marrëveshjen do ta nënshkruajnë zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski dhe ministri britanik i Ekonomisë dhe Eksportit, Geret Tomas, lajmëroi raportuesi i MIA-s nga Londra.
Vizitën në kryeqytetin britanik Nikollovski, i cili e kryeson delegacionin qeveritar në të cilin janë edhe nënkryetari i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ministrja e Arsimit., Vesna Janevska dhe drejtori i NP për Infrastrukturë hekurudhore, Sinisha Ivanovski, zyrtarisht e filloi dje me takimin me përfaqësues të Instrumentit për mbështetje të financimit të jashtëm (UKEF) në Ministrinë britanike të Financave.
"Mund të them me kënaqësi se këto pesë miliardë funta apo gjashtë miliardë euro pas këtij takimi edhe definitivisht do t'i vihen në dispozicion Maqedonisë. Mund të përdoren për financim projektues, janë të lidhura me projekte, që do të thotë se do të sjellin vlerë të shtuar për Maqedoninë", deklaroi Nikollovski pas takimit.
Ai përkujtoi se bëhet fjalë për projekte në pjesën e transportit, shëndetësisë, arsimit, energjetikës, teknologjisë, si dhe në fushën e mjedisit jetësor. Deri më tani është biseduar për tre pako të projekteve që tashmë janë konfirmuar - hekurudha e shpejtë e Korridorit 10, nga Tabanoci drejt Gjevgjelisë, më pas ndërtimi i spitaleve në Kërçovë, Tetovë dhe në Shtip, dhe i treti ndërtimi i fakultetit të mjekësisë dhe konviktit të studentëve në Shtip.
Nikollovski tha se pas nënshkrimit të marrëveshjes qeveri me qeveri dhe pas ratifikimit që do të pasojë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, do të fillojnë edhe biseidmet zyrtare lidhur me mënyrat e financimit dhe mënyrat e realizimit të këtyre projekteve dhe për kohë shumë të shpejtë do të kumtohen hollësi lidhur me to.
Ai e sqaroi procesin e ratifikimit në të dy vendet.
"Tek ne marrëveshja do të ratifikohet në parlament, përderisa në Britnai të Madhe atë e miraton Qeveria. Më pas marrëveshja bëhet efektive dhe tashmë hyjmë në bisedime zyrtare dhe negociata për realizim të projekteve. Unë thashë se ambicia ime është se gjatë verës do të kemi marrëveshje, ndërsa vonë në vjeshtë edhe punë në terren", tha zëvendëskryeministri Nikollovski.
Gjatë ditës së djeshme ai pati edhe disa tkaime politike në agjendë, ndërkaq realizoi takim edhe me drejtorin e kompanisë ajrore irlandeze "Rajaner" ku u bë fjalë për mundësinë për fluturime të reja në vend.
Marrëvehsja që do të nënshkruhet sot, më herët u miratua nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, pasi që kryeministri Hristian Mickoski dhe kolegu i tij britnaik, Kir Starmer u dakorduan për partneritet strategjik në takimin e mbajtur në kuadër të Samitit të Komunitetit politik evropian në Tiranë.
Marrëveshja për partneritet strategjik mes dy vendeve, e cila vlerësohet si historike, është rezultat i negociatave intensive disamujore mes ekipeve diplomatike dhe eksperte dhe paraqet konfirmim për përcaktim konkret dhe afatgjatë për përforcim të lidhjeve bilaterale dhe bashkëpunimit ekonomik me Mbretërinë e Bashkuar. ab/
Fotо: МIА Arkivi/МIА