Nënshkrim i deklaratës për praktika antikorrupsion dhe politika në ndërmarrjet publike
- Instituti për hulumtime strategjike dhe edukim (IHSE) sot organizon ngjarje, ku do të nënshkruhet deklarata për praktika antikorrupsion dhe politika në ndërmarrjet publike.
- Post By Besnik Shuki
- 07:32, 20 shtator, 2023
Shkup, 20 shtator 2023 (MIA) - Instituti për hulumtime strategjike dhe edukim (IHSE) sot organizon ngjarje, ku do të nënshkruhet deklarata për praktika antikorrupsion dhe politika në ndërmarrjet publike.
Siç u paralajmërua, deklaratën do ta nënshkruajnë 36 drejtorë dhe persona të autorizuar të ndërmarrjeve publike.
Në ngjarjen do të prezantohen edhe rezultatet kryesore dhe resurset e përgatitura nga projekti "Nxitja e mjedisit të volitshëm për paraqitjen e korrupsionit në ndërmarrjet publike".
Janë paraparë fjalime të Erik Majerit, zëvendës shef i misionit të Ambasadës së SHBA-së në Shkup, si dhe të profesorëve nga Fakulteti juridik "Justiniani i Parë" dhe bashkëpunëtorë të IHSE: prof. dr. Misho Dokmanoviq dhe prof. Darko Spasevski.
Ngjarja relizohet në kuadër të projektit "Nxitja e mjedisit të volitshëm për paraqitjen e korrupsionit në ndërmarrjet publike", të financuar nga Ambasada e SHBA-së. bsh/
Foto: MIA arkiv