Nënpresidenti amerikan, Xhej Di Vens prej nesër për vizitë në Indi
- Nënpresidenti amerikan, Xhej Di Vens nesër do ta fillojë vizitën katërditëshe në Indi, në momentin kur dy shtetet insistojnë t'i avancojnë mundësitë ekonomike dhe negociojnë për marrëveshjen bilaterale tregtare.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:53, 20 prill, 2025
Uashington, 20 prill 2025 (MIA) - Nënpresidenti amerikan, Xhej Di Vens nesër do ta fillojë vizitën katërditëshe në Indi, në momentin kur dy shtetet insistojnë t'i avancojnë mundësitë ekonomike dhe negociojnë për marrëveshjen bilaterale tregtare.
Vens do të takohet me kryeministrin indian, Narendra Modi në Nju-Delhi dhe do të bisedojë për ekonominë, tregtinë dhe lidhjet gjeopolitike.
Vizita e nënpresidentit amerikan konsiderohet si mision i rëndësish[ëm diplomatik i administratës së presidentit amerikan, Donald Tramp dhe përputhet me luftën e përforcuar tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit, rivlait kryesor rajonal të Indisë.
Marrëveshja tregtare mes Indisë dhe SHBA-së mund t'i avancojë dukshëm lidhjet ekonomike mes dy vendeve dhe potencialisht t'i përforcojë marrëdhëniet diplomatike.
SHBA-ja është partneri më i madh tregtar i Indisë, me tregti bilaterale në vlerë prej 190 miliardë dollarëve.
Ministria indiane e Punëve të Jashtme kumtoi se vizita "do t'u japë mundësi të dy palëve ta shqyrtojnë përparimin e arritur në marrëdhëniet bilaterale" dhe se dy liderët "do të këmbejnë mendime për ngjarjet rajonale dhe globale të interesit të ndërsjelltë".
Kryeministri indian, Narendra Modi isshte mes liderëve të parë që e vizitoi SHBA-në dhe bisedoi me Trampin pas kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë vizitës së tij, Modi e përshëndeti "mega partneritetin" me SHBA-në dhe filloi proces të negociatave për minimizim të pasaojave të mundshme nga doganat e Trampit. Megjithatë, Trampi për Indinë vendosi dogana prej 26 për qind, transmetojnë agjencitë. ab/
Foto: ЕPА