• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nënkryetari i parë i Iranit, Mohamed Mohber merr postin e presidentit deri në zgjedhje

Nënkryetari i parë i Iranit, Mohamed Mohber merr postin e presidentit deri në zgjedhje

Teheran, 20 maj 2024 (MIA) – Nënkryetari i parë i Iranit, Mohamed Mohber do të marrë pozitën e shefit të shtetit derisa të zgjidhet presidenti i ri në zgjedhje, deklaroi zëdhënësi i Këshillit të gardianëve të Revolucionit islamik të Iranit, Hadi Tahan Nazif.

Zëdhënësi deklaroi se në bazë të Kushtetutës iraniane, zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen në afat prej 50 ditësh, transmeton agjencia iraniane IRNA.

Tahan Nazif deklaroi se nuk do të ketë probleme ligjore në Iran pas vdekjes së presidentit Ebrahim Raisi në aksidentin me helikopter.

Helikopteri me presidentin Raisi dhe ministrin për Punë të Jashtme, Hosein Amir Abdolahian u rrëzua dje në pjesën veriperëndimore të Iranit në zonën Verzegan, ku bashkë me ta jetën e humbën edhe shtatë persona të tjerë.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR