• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nëndetësja bërthamore amerikane lundroi në ujërat Koresë së Jugut, për herë të parë pas viteve të '80-ta të shekullit të kaluar

Nëndetësja bërthamore amerikane lundroi në ujërat Koresë së Jugut, për herë të parë pas viteve të '80-ta të shekullit të kaluar

Seul, 18 korrik 2023 (MIA) - Nëndetësja amerikane me predha balistike me fuqi bërthamore (SSBN) lundroi në ujërat territoriale të Koresë së Jugut për herë të parë që prej viteve të '80-ta të shekullit të kaluar, deklaroi sot Kurt Kembell, koordinues i Shtëpisë së Bardhë për Rajonin indo-paqësor, me çka konfirmoi se dy aleatët kanë filluar bisedime për përgjigje të koordinuar në rast të luftës bërthamore me Korenë e Veriut.

Kembell pohoi se vizita e delegacionit amerikan është në rrjedhë, që pritej pas paralajmërimit të dhënë në deklaratën e përbashkët gjatë samitit mes presidentit jugkorean, Jun Suk Leol dhe presidentit amerikan, Xho Bajden, që u mbajt vitin e kaluar në Uashington.

"Përderisa flasim sot, nëndetësja bërthamore amerikane po hyn në portin Busan. Kjo është arritja e parë e nëndetëses bërthamore amerikane pas disa dekadave", deklaroi Kembell gjatë një brifingu në Seul, ku mori pjesë në bisedimet e para bërthamore me autoritetet jugkoreane. ab/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR