• e mërkurë, 09 tetor 2024

Nëna dhe vajza janë gjetur të vdekura në shtëpinë e tyre në Sllatinë të Tetovës

Nëna dhe vajza janë gjetur të vdekura në shtëpinë e tyre në Sllatinë të Tetovës

Tetovë, 8 dhjetor 2024 (MIA) - Në SPB Tetovë sot rreth orës 14 një mjek nga Tearca ka raportuar se është thirrur për intervenim në Sllatinë, ndërsa aty ka konstatuar vdekjen e një gruaje 36 vjeçare dhe vajzës së saj. Mjeku është thirru nga nëna e së ndjerës K.SH.

"Menjëherë është vepruar pas kallëzimit dhe është siguruar vendi ku ekipi pranë SPB Tetovë në bashkëpunim me prokurorin publik kanë kryer kontroll. Bashkëshorti R.SH. (50) së bashku me djalin e tij të mitur janë transferuar në Spitalin klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore, ndërsa më pas personi R.SH. do të mbahet në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme, informojnë nga SPB Tetovë.

Me urdhër të prokurorit trupat e të ndjerëve janë dorëzuar për obduksion. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR