• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nën moton "Mosbindje dhe Liri" shënohet 11 Tetori

Nën moton

Shkup, 11 tetor 2023 (MIA) - Nën moton "Mosbindje dhe Liri" sot shënohet 82-vjetori i ditës kur ishte shënuar fillimi i Luftës Çlirimtare- Popullore. Manifestimi qendror do të mbahet para Memorialit Përkujtimor në Kumanovë, ndërsa në Kuvend do të ndahet çmimi shtetëror "11 Tetori".

Lule të freskëta do të vendosen para monumenteve të luftëtarëve të rënë të LÇP-së Shkup dhe Prilep, si dhe para Memorialit Përkujtimor në Kumanovë.

Delegacioni qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, ndërsa në përbërje të të cilit do të jenë edhe zëvendëskryeministri Artan Grubi, ministrat Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme, Bisera Kostadinovska Stojçevska, ministre e Kulturës dhe Azir Aliu, ministër i Shoqërisë Informatike, do të marrë pjesë në manifestimin qendror në Kumanovë.

Është paraparë fjalim i kryeministrit Kovaçevski dhe program kulturor-artistik para pllajës të Memorialit Përkujtimor.

Në Shkup, me fillim nga ora 10:30, zëvendëskryeministrja e ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska, do të vendosë lule të freskëta në Kompleksin Memorial "Varrezat Partizane" Butel në Shkup, ndërsa në orën 11:30 te monumenti "Çlirimtarët e Shkupit" para Qeverisë.

Si pjesë e shënimit të Ditës së Kryengritjes Popullore, në Prilep në orën 09:30 delegacioni qeveritar do të vendos lule të freskëta para përmendores së Metodija Andonov - Çento, pastaj para përmendores së Kuzman Josifoski-Pitut dhe përballë Tumës së të Pamposhturve. Delegacioni qeveritar udhëhiqet nga zëvendëskryeministri, i ngarkuar për çështjet ekonomike, koordinimin e resorëve ekonomikë dhe investimeve, Fatmir Bytyqi. Në përbërje të delegacionit qeveritar janë zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Agim Nuhiu.

Në Kuvend do të mbahet ceremoni në të cilën do të ndahet çmimi shtetëror "11 Tetori" i cili këtë vit do t'i jepet kompozitorit Lupço Konstantinov për vepër jetësore në lëmin e kulturës dhe artit.

Во Собранието денеска седници ќе одржат собраниската Комисија за прашања на изборите и именувањата и Комисијата за надзор над спроведување на мерките за следење на комуникациите. 

Delegacione të Kuvendit do të vendosin lule para përmendores së Metodija Andonov Çento, përmendores së Kuzman Josifovski - Pitu dhe përmendores "Zhena Borec", si dhe në Muranë e të pamposhturve.

Dita e sotme, në bazë të Ligjit për festat, është shpallur ditë jopune në shtet. 

Para 82 viteve fillimi i luftës antifashiste në vend gjatë Luftës së Dytë Botërore u shënua me veprimin e grupeve të çetës partizane "Goce Dellçev". Po atë ditë luftëtarët e çetës së parë partizane të Prilepit sulmuan rrjetin telefonik dhe telegrafik në Prilep dhe të nesërmen, më 12 tetor, sulmuan edhe partizanët e çetës së Kumanovës.

Festa 11 Tetori është vazhdimësi e traditave liridashëse të popullit maqedonas të depërtuara në kryengritjet e Karposhit, Razllovcit, Kresnenit dhe Ilindenit, por edhe në përpjekjet për çlirim shoqëror e kombëtar të investuara në Luftërat Ballkanike dhe Luftën e Parë Botërore. Me vendimin për t'iu bashkuar koalicionit antifashist, vendi qëndroi në anën e njerëzimit përparimtar, dhe kundër fashizmit si ideologjia më e errët e historisë moderne dhe mohimi më i fortë i vlerave të përgjithshme civilizuese dhe demokratike. Populli maqedonas së bashku me pjesëtarët e bashkësive të tjera luftuan në mënyrë të pavarur për lirinë e tyre.

Nga çetat e para partizane që nisën luftën, Ushtria Popullore Çlirimtare e Maqedonisë në fund të luftës katërvjeçare u shndërrua në një ushtri të mirëorganizuar prej 110 mijë trupash me formacione ushtarake të rangut më të lartë si korpuse dhe divizione. Gjatë kohës së okupimit nga Maqedonia u internuan 58.000 njerëz dhe përveç krimeve të bëra nga okupatorët ndaj popullatës së pafajshme civile, vendi pësoi edhe dëme të mëdha ekonomike.

Kurorë e luftës janë vendimet e seancës së parë të KAÇPM-së të vitit 1944, të cilat ringjallën idealet shekullore të krijimit të shtetit maqedonas. Duke kaluar rrugën e zhvillimit dhe rritjes së saj shumëvjeçare si pjesë e RSFJ-së, e më pas si shtet i pavarur, duke tejkaluar konfliktin në vitin 2001, Maqedonia e Veriut është sot anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara dhe NATO-s, kandidate për anëtarësim në BE tashmë 18 vjet, me fillimin e procesit të ndryshimit të Kushtetutës, i cili është kusht që Bullgaria të heqë veton për vazhdimin e procesit të negociatave. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR