• e premte, 05 dhjetor 2025

Nën hetime 12 persona të dyshuar për fajde dhe pastrim parash

Nën hetime 12 persona të dyshuar për fajde dhe pastrim parash

Shkup, 22 tetor 2025 (MIA) – Nën udhëheqjen e prokurorit publik nga PTHP NKOK, njësitet e MPB-së sot, pas urdhrave të siguruara nga Gjykata Themelore Penale – Shkup, kryen bastisje në disa lokacione në Qytetin e Shkupit, për shkak të dyshimit për vepra të kryera penale Fajde dhe Pastrim parash dhe të ardhura të tjera nga vepra penale. 

Prokurori, duke vepruar pas kallëzimit penal të parashtruar nga MPB, mori Vendim për zbatimin e procedurës hetuese kundër 12 personave të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi se nëntë persona prej tyre si bashkëveprues ose ndihmës i kryen të dyja veprat penale, përderisa tre dyshohen për vepër penale Pastrim parash dhe të ardhura të tjera nga vepra penale. 

“Nëntë të dyshuarit nga fillimi i vitit 2022 e deri më sot, janë organizuar në një grup kriminal që merrej me dhënie të parave me marrëveshje, duke rënë dakord për përfitime jo të barabarta në para, mjete ose pasuri të paluajtshme. Duke përfituar nga gjendja financiare e të dëmtuarve, ata u huazonin para duke llogaritur interes prej 5 ose 15 për qind në muaj, të rritur për çdo vonesë. Ata kërkonin që të dëmtuarit të kthenin mjete e marra hua me interes të grumbulluar ose të paguanin shumën çdo muaj në bazë të interesit. Kur të dëmtuarit nuk ishin në gjendje ta shlyenin borxhin, të dyshuarit kërkonin që ata t'ua dorëzonin ose ta ngarkonin pronën që kishin, duke e transferuar atë në emër të njërit prej të dyshuarve. Mbledhja e mjeteve bëhej drejtpërdrejt përmes njërit prej të dyshuarve ose përmes xhirollogarive në bankë, nga llogaria e të dëmtuarit në llogarinë e njërit prej të dyshuarve”, njofton Prokuroria Publike.

Mjetet në të holla që në vlerë jo të barabartë i kthenin të dëmtuarit, bëheshin në llogaritë e të dyshuarve në bankë ose në kasafortë, pas çka pasurinë e tillë jo të barabartë në mënyrë të ndryshme e vendosin në rrjedhat financiare të ligjshme. 

“Kështu, ekziston dyshimi se gjatë së njëjtës periudhë, dymbëdhjetë të dyshuarit dhe një person i dyshuar juridik, si grup i organizuar kriminal për pastrim parash, kanë përfituar pasuri të paligjshme prej 125 033 527 denarësh të fituar përmes veprës penale Fajde. Një pjesë të parave të fituara, të cilat të dyshuarit i kanë marrë në disa raste nga disa individë në llogaritë e tyre ose ua kanë dhënë personalisht, me qëllim që të krijojnë përshtypjen se mjetet janë fituar ligjërisht, i kanë lëshuar dhe i kanë përdorur për të kryer transaksione në llogaritë e personave juridikë dhe fizikë, një pjesë i kanë futur në llogaritë e tyre dhe i kanë përdorur për të paguar nevojat e tyre të jetesës, një pjesë kanë blerë pasuri të patundshme dhe të luajtshme dhe kanë bërë një jetë luksoze, dhe një pjesë e madhe i kanë tërhequr në para të gatshme”, njofton Prokuroria.

Prokurori Publik gjykatësit të procedurës paraprake në kuadër të Gjykatës Themelore Penale – Shkup gjatë ditës së nesërme do t’i parashtrojë propozime adekuate për sigurimin e pjesëmarrjes së të dyshuarve. fc/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR