Në Zvicër janë gjetur pesë trupa të pajetë të skiatorëve të zhdukur
- Policia e kantonit zviceran Vale sot kumtoi se ka gjetur pesë trupa të pajetë të personave që u zhdukën gjatë një udhëtimi me ski pranë qytetit alpik Zermat.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:45, 11 mars, 2024

Bern, 11 mars 2024 (MIA) - Policia e kantonit zviceran Vale sot kumtoi se ka gjetur pesë trupa të pajetë të personave që u zhdukën gjatë një udhëtimi me ski pranë qytetit alpik Zermat.
Gjurmët pas gjashtë skiatorëve ende vazhdojnë, njofton shërbimi publik zviceran RTS.
Skiatorët u zhdukën të shtunën në afërsi të malit Tet Blansh, në rrugën Zermat-Arola, pranë malit Materhorn i cili shkon afër zonës kufitare midis Zvicrës dhe Italisë.
Për skiatorët ishin mobilizuar resurse të konsiderueshme, por kushtet ekstreme të motit gjatë 24 orëve të fundit kanë penguar operacionet e shpëtimit. Moti i keq në jug të Alpeve bëri të pamundur ngritjen e helikopterit dhe natën e së shtunës dhe të dielës ekipi i shpëtimit u detyrua të braktisë operacionin për shkak të kushteve shumë të këqija atmosferike dhe rrezikut të madh të orteqeve. qa/
Foto: arkivi i MIA-s