• e diel, 22 dhjetor 2024

Në zjarrin në Otovicë tek liqeni “Mlladost” në Veles janë djegur 50 hektarë bar i thatë, pyje me shkurre dhe pisha

Në zjarrin në Otovicë tek liqeni “Mlladost” në Veles janë djegur 50 hektarë bar i thatë, pyje me shkurre dhe pisha

Veles, 3 gusht 2023 (MIA) - Në zjarrin që dje pasdite shpërtheu para hyrjes së fshatit Otovicë në afërsi të liqenit “Mlladost” në Veles, janë djegur 50 hektarë bar i thatë, pyje me shkurre, akacie dhe pisha.

Zjarri është paraqitur se ka ndodhë në orën 13:30 dhe është shuar në orën 19:40, por ekipi i Njësisë territoriale kundër zjarreve nga Velesi me gjashtë zjarrfikës dhe një makinë kundër zjarreve mbrëmë është lënë në terren për çdo rast, informojnë për MIA-n nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza në Veles.

"Madje ka pasur rrezik edhe për shtëpitë e fshatit, por me ndërhyrjen e shpejtë dhe të koordinuar të të gjitha autoriteteve dhe mbështetjen e policisë dhe pushtetit lokal dhe kryetarit të komunës Marko Kolev, NPK ‘Derven’, EP ‘Babuna’ dhe popullatës lokale është parandaluar përhapja e zjarrit, thonë nga QRMK Veles.

Në zjarr janë përfshirë 16 zjarrfikës me pesë makina kundër zjarreve, një cisternë me dy punonjës nga EP "Babuna" dhe nëntë punonjës nga NPK “Derven” dhe popullata lokale. Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë një helikopter i MPB-së dhe dy avionë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Hetimi i SPB Veles duhet të zbulojë shkaqet e zjarrit, deklaroi për MIA-n, Riste Samarxhiev, zëdhënës i SPB Veles.

Autoritetet dyshojnë se si në zjarrin e mëhershëm në të njëjtin lokacion më 31 korrik të këtij viti, shkak ka qenë një cigare e hedhur në autostradën Veles – Shkup ku më pas zjarri është përhapur. Por atëherë zjarri ka qenë më i vogël dhe është shuar më shpejtë dhe kishte më pak dëme. Nga policia thonë se mu për këtë është vështirë të gjendet autori i zjarrit.

Samarxhiev thekson se shuarja e shpejtë e zjarrit është pjesë e aksionit të përbashkët të të gjitha institucioneve kompetente dhe të koordinuara mirë para fillimit të sezonit veror si dhe në kuadër të aksionit "Verë e sigurt".

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR