Në zjarrin në një lagje rome në Kroaci humbën jetën tre fëmijë
- Tre fëmijë të moshës prej tre, shtatë dhe nëntë vjeç humbën jetën në një zjarr që mbrëmë e kaploi shtëpinë e tyre familjare në lagjen rome Kurshanec në Çakovec, kumtoi policia kroate. Sipas informacioneve fillestare, zjarri shpërtheu rreth orës 22:30 në papafingon e shtëpisë.
- Post By Fami Bajrami
- 09:03, 7 mars, 2025

Zagreb, 7 mars 2025 (MIA) - Tre fëmijë të moshës prej tre, shtatë dhe nëntë vjeç humbën jetën në një zjarr që mbrëmë e kaploi shtëpinë e tyre familjare në lagjen rome Kurshanec në Çakovec, kumtoi policia kroate. Sipas informacioneve fillestare, zjarri shpërtheu rreth orës 22:30 në papafingon e shtëpisë.
Në momentin e zjarrit, nëna (25) dhe babai (29) kanë arritur të dalin nga shtëpia, me ç'rast gruaja ka nxjerrë foshnjen e lindur vitin e kaluar. Ajo së bashku me fëmijën janë dërguar në spitalin në Çakovec, ku u janë konstatuar lëndime të lehta.
Përfaqësuesi i bashkësisë rome në Megjimurje, Matjash Dido Orshush, ka shprehur tronditje të thellë nga tragjedia, duke theksuar se bashkësia është në shok për shkak të humbjes së jashtëzakonshme.
Policia po kryen hetimet për konfirmimin e saktë të shkakut të zjarrit, si dhe vendin ku ndodheshin prindërit në momentin e aksidentit. Prokurori kompetent i shtetit ka urdhëruar ekspertizë në vendin e ngjarjes. rq/bsh/
Foto: Printskrin