• e diel, 22 dhjetor 2024

Në zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA do të votohet për presidentin, për Dhomën e Përfaqësuesve dhe për një të tretën e vendeve në Senat

Në zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA do të votohet për presidentin, për Dhomën e Përfaqësuesve dhe për një të tretën e vendeve në Senat

Uashington, 31 tetor 2024 (MIA) - Kur votuesit amerikanë të dalin në qendrat e votimit më 5 nëntor, ata do të zgjedhin se kush do ta kontrollojë Kongresin amerikan, një të tretën e vendeve në Senat dhe nëse ish presidenti Donald Tramp apo zëvendëspresidentja amerikane Kamala Haris do të jenë në Shtëpinë e Bardhë.

Cila parti politike do të përfundojë ta kontrollojë Dhomën Përfaqësuese ose Senatin do të jetë vendimtare që presidenti i ri të zbatojë agjendën e tij legjislative.

Demokratët aktualisht mbajnë një shumicë të ngushtë në Senat me 51 vende.

Si çdo dy vjet, zgjidhen të gjithë 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve.

Rrzultatet zyrtare nga zgjedhjet presidenciale do të publikohen më 6 janar të vitit 2025.

Do të jenë zgjedhjet e 60-ta presidenciale radhazi.

Këto zgjedhje presidenciale janë të parat që mbahen sipas regjistrimit të vitit 2020, që do të thotë se numri i përfaqësuesve në Dhomën e Përfaqësuesve rishpërndahet ndërmjet shteteve individuale, gjë që ndikon edhe në numrin e votuesve të Kolexhit Zgjedhor nga ato shtete.

Në këto zgjedhje janë gjithsej 538 anëtarë të Kolegiumit Zgjedhor.

Në SHBA presidenti nuk zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, por nga Kolegiumi Zgjedhor, anëtarët e të cilit përcaktohen para zgjedhjeve. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR