• e premte, 05 korrik 2024

Në Zaporozhje u godit një rrokaqiell

Në Zaporozhje u godit një rrokaqiell

Kiev, 6 gusht 2023 (MIA) - Një rrokaqiel është goditur në zonën Zaporozhje, kumtuan ukrainasit.

Ata honë se fillimisht është goditur rrokaqielli, pastaj kanë ardhur shpëtimtarët. Më pas, ndërsa shpëtimi po vazhdonte, thonë ata, rrokaqiellit është goditur sërish.

Fotografinë nga pasojat e publikoi kreu i Shërbimit shtetëror të emergjencave, Serhii Kruk.

"Gjatë punës kanë nisur granatimet e shumta, ndaj ekipet e shpëtimit kanë ndërprerë punën në lartësi. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima", deklaroi ai.

Rusia, nga ana tjetër, pretendon se forcat e saj sulmuan bazat ajrore ushtarake në rajonet Rivne dhe Hmelnicki dhe se "të gjitha objektivat u goditën".

"Gjatë natës forcat e armatosura ruse kryen sulme në bazat ajrore të forcave të armatosura ukrainase rreth vendbanimeve Starokonstijantiniv në rajonin Hmelnick dhe Dubno në rajonin Rivne", kumtoi ministria ruse e Mbrojtjes. ls/

Foto: Tuiter

 

QËNDRONI TË LIDHUR