Në Zërnovc u vendos gurthemeli i Shtëpisë për të moshuar
- - Sot në Zërnovc zyrtarisht filloi ndërtimi i Shtëpisë për të moshuar, objekti i parë i këtij lloji në pjesën lindore të Maqedonisë. Bëhet fjalë për investim privat nga kompania "Eko Pak Hit" nga Koçani. Shtëpia do të ketë sipërfaqe prej 1800 metrash katrorë. Në ndërtesë do të mund të akomodohen 64 persona në 32 dhoma. Fillimisht është planifikuar të punësohen 30 persona. Në varësi të nevojave, në një fazë të mëvonshme, numri i të punësuarve mund të arrijë në 50.
- Post By Fitore Curri
- 15:26, 21 shtator, 2025
Zërnovc, 21 shtator 2025 (MIA) - Sot në Zërnovc zyrtarisht filloi ndërtimi i Shtëpisë për të moshuar, objekti i parë i këtij lloji në pjesën lindore të Maqedonisë. Bëhet fjalë për investim privat nga kompania "Eko Pak Hit" nga Koçani. Shtëpia do të ketë sipërfaqe prej 1800 metrash katrorë. Në ndërtesë do të mund të akomodohen 64 persona në 32 dhoma. Fillimisht është planifikuar të punësohen 30 persona. Në varësi të nevojave, në një fazë të mëvonshme, numri i të punësuarve mund të arrijë në 50.

Këtë e deklaroi Biljana Miteva, përfaqësuese e "Eko Pak Hit", pas vendosjes së gurthemelit, akt të cilin e shenjtëroi mitropoliti i Bregallnicës Ilarion, ndërsa në të cilin mori pjesë edhe kryeministri Hristian Mickoski.

Mickoski, në emrin e tij personal, e përgëzoi investitorin për vendimin për të investuar në një objekt të tillë, këtu në Komunën e Zërnovcit. Sipas tij, ata janë pionierë në Maqedoninë Lindore. Ajo që po fillojnë sot, beson ai, është shtimi i vlerës në cilësinë e jetës së banorëve në këto komuna dhe në pjesën lindore të vendit në përgjithësi.
"U përpoqëm si Qeveri dhe kryetari i komunës, si Komunë e Zërnovcit, të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë, normalisht edhe në kompetencat tona, për ta ndihmuar këtë proces që të përshpejtohet dhe sot të gëzohemi në këtë ditë të bukur, lindja e Shën Mërisë, të krijohet një lindje e një objekti të ri që do të nënkuptojë jetë të gjatë për të gjithë ata që do t’i përdorin shërbimet e këtij objekti", theksoi kryeministri Mickoski.

Për kryetarin e Komunës së Zërnovcit, Borço Kocev, fillimi i ndërtimit të Shtëpisë për të moshuar është një ngjarje e rëndësishme që shënon zhvillimin e Komunës dhe krijimin e kushteve për një jetë më cilësore dhe më dinjitoze për qytetarët më të moshuar.

Shtëpia për të moshuar në Zërnovc, komunë e vendosur rreth dhjetë kilometra larg Koçanit, duhet të jetë gati të pranojë banorët e saj të parë në 12 muajt e ardhshëm. Investitori gjithashtu planifikon të ndërtojë objekte akomodimi në Zërnovc për njerëzit që do të vizitojnë të dashurit e tyre që janë të akomoduar në Shtëpinë për të moshuar. fc/
Foto: MIA