Në VK Tabanoc pritet rreth 30 minuta
- Komunikacioni në rrugët evendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i rritur.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:18, 1 maj, 2025
Shkup, 1 maj 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët evendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i rritur.
Vërehet frekuentim i shtuar i automjeteve në VK Tabanoc për hyrje dhe në VK Bogorodicë për dalje nga vendi, koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe salje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. ab/
Foto: МIА