• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në VK Tabanoc për hyrje në shtet pritet rreth një orë, ndërsa në VK Bogorodicë për dalje rreth 30-40 minuta

Në VK Tabanoc për hyrje në shtet pritet rreth një orë, ndërsa në VK Bogorodicë për dalje rreth 30-40 minuta

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë zonave urbane është rritur, informuan nga LAMM.

Në VK Tabanoc për hyrje në shtet koha e pritjes është 1 orë, ndërsa në VK Bogorodicë për dalje është rreth 30-40 minuta. Në vendkalimet tjera nga ana e jonë, nuk ka protje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit, drejtim me kujdes të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR