Në VK "Tabanoc" për hyrje në shtet pritet 45 minuta
- - Për shkak të frekuencës së rritur të automjeteve në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në shtet koha e pritjes është rreth 45 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga LAMM.
- Post By Fitore Curri
- 19:45, 31 korrik, 2023

Shkup, 31 korrik 2023 (MIA) - Për shkak të frekuencës së rritur të automjeteve në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në shtet koha e pritjes është rreth 45 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga LAMM.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s