• e premte, 05 dhjetor 2025

Në VK "Tabanoc" është arrestuar një shtetas i Rumanisë, i është gjetur drogë

Në VK

Shkup, 19 gusht 2025 (MIA) - Një shtetas i Rumanisë është arrestuar pasi gjatë përpjekjes për të hyrë në vend përmes vendkalimit kufitar "Tabanoc", tek ai është gjetur drogë, njoftuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme. 

"Mbrëmë rreth orës 22 në vendkalimin kufitar "Tabanoc", në hyrje të vendit, nënpunësit policor e privuan nga liria A.O., i moshës 36 vjet nga Rumania. Gjatë verifikimit kufitar dhe konstrollit të automjetit të pasagjerëve "BMV" me regjistrim kombëtar rumun, me drejtues A.O., ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë", sqaruan nga MPB-ja. 

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës. qa/

Foto: "Fejsbuk" - faqja e Ministrisë së Punëve të Brendshme
 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR