• e premte, 05 dhjetor 2025

Në VK "Tabanocë" pritet rreth 30 minuta

Në VK

Shkup, 11 shtator 2025 (MIA) - Në VK "Tabanocë" ka frekuencë të shtuar të automjeteve dhe koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në vendkalime tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informoi LAMM. 

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.  ls/

Foto: Arkiv

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR