• e enjte, 04 dhjetor 2025

Në VK "Qafë Thanë" është arrestuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Në VK

Dibër, 10 shtator 2025 (MIA) – Në vendkalimin kufitar “Qafë Thanë”, në kufirin Shqipëri – Maqedoni e Veriut në Strugë, është arrestuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar. 

“Është arrestuar F.A. (32) banor i Maqedonisë së Veriut, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar i lëshuar nga Interpol Visbaden/Gjermani për vepër penale ‘mashtrim’. Ky shtetas i Maqedonisë së Veriut do të ekstradohet në Gjermani”, qëndron në kumtesën e policisë. 

Ky është rast i njëpasnjëshëm në të cilin policia shqiptare arrestoi një shtetas të Maqedonisë së Veriut i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar në këtë vendkalim, gjatë hyrjes në territorin shqiptar. 

Para pak kohësh ishte arrestuar A.A. (34), banor i Kërçovës, i cili ishte dënuar me 20 vjet burg dhe i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar i dhënë nga Interpoli, Bernë, Zvicër, në bazë të urdhrit të Prokurorisë Publike të kantonit Argau. fc/

Foto: Policia kufitare “Qafë Thanë”

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR