• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në VK "Deve Bair" është dorëzuar një person me fletë-arrest ndërkombëtar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend

Në VK

Shkup, 25 gusht 2025 (MIA) - Në Vendkalimin kufitar "Deve Bair" sot në orën 10:30 në hyrje të RMV-së, është paraqitur D.D. (43) nga Shkupi, konfirmuan për MIA-n nga MPB.

"Gjatë kontrollit të zakonshëm të pasaportës është konstatuar se qëndron në stop listën me masën "privo nga liria" për vepër penale sipas nenit 313 të KP dhe për të cilën nga ana e Gjykatës themelore Shkup 1 më 18.12.2017 i është caktuar masa e paraburgimit, pas çka personi është privuar nga liria", sqarojnë nga MPB.

Mediumet kumtojnë se Dejan Davidovski-Desho, i cili kërkohej me fletë-arrest ndërkombëtar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, pas shtatë viteve arrati, në VK "Deve Bair" në hyrje të RMV-së nga Bullgaria iu është dorëzuar autoriteteve të vendit tonë. ab/

Foto: МIА arkivi

 
 
 
 
 
 
 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR