• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në VK "Bogorodicë" për dalje nga shteti pritet gjysmë ore

Në VK

Shkup, 29 prill 2023 (MIA) - Në vendkalimin kufitar "Bogorodicë" koha e pritjes për dalje nga shteti është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informon LAMM në raportin e mëngjesit për gjendjen në rrugë.

Komunikacioni në rrugët shtetërore është duke u zhvilluar pa pengesa, nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë. 

QËNDRONI TË LIDHUR