• e premte, 05 dhjetor 2025

Në VK Bogorodicë dhe Tabanoc pritet deri në gjysmë ore

Në VK Bogorodicë dhe Tabanoc pritet deri në gjysmë ore

Shkup, 20 qershor 2025 (MIA) - Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc në anën e Maqedonisë vonesat janë nga 15 deri në 30 minuta. Ndërkaq në pikat tjera kufitare nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Intensiteti i qarkullimit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është shtuar.

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, në rrugë kryesisht të thata.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR