• e premte, 22 nëntor 2024

Në VK Bllacë e Poshtme është arrestuar një person për shkak të dhënies së ryshfetit

Në VK Bllacë e Poshtme është arrestuar një person për shkak të dhënies së ryshfetit

Shkup, 8 mars 2024 (MIA) - Në vendkalimin kufitar Bllacë, nëpunës të policisë e kanë privuar nga liria F.S. (45) nga Kosova për shkak të dyshimit për vepër penale "dhënie të ryshfetit".

"Rreth orës 8:50 në vendkalimin kufitar nuk i është lejuar hyrja në shtet me autobus me targa të Kosovës për shkak se shoferi nuk ka poseduar cerifikatë si shofer profesionist të autobusëve. Së shpejti në pikën kufitare ka arritur F.S:, pronar i kompanisë për të cilën e ka drejtuar shoferi, me ç'rast ka kërkuar që shoferi të lëshohet. Me këtë rast, ai ka ofruar para përgjegjësit të turnit, pas së cilës është privuar nga liria dhe është arrestuar në komisariat", njoftojnë nga MPB-ja.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, siç theksojnë nga MPB-ja, kundër tij do të ngritet kallëzim përkatës penal. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR