• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në vitin 2023 Greqinë e kanë vizituar mbi një milion turistë nga Maqedonia e Veriut

Në vitin 2023 Greqinë e kanë vizituar  mbi një milion turistë nga Maqedonia e Veriut

 Athinë, 7 maj 2024 (MIA)  - Vitin e kaluar Greqinë e kanë vizituar 1.128.000 turistë nga Maqedonia e Veriut, një numër që është pak më pak se dyfishi në krahasim me vitin 2022, sipas të dhënave të Institutit të Asociacionit  të Bizneseve Turistike Greke (INSETE), njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në hulumtimin "Kush ku shkon?" Sa kohë qëndron? Sa shpenzon?”, INSETE i analizon të dhënat zyrtare të Bankës së Greqisë për turizmin dhe turistët në vend në vitin 2023, ndërsa më konkretisht  fokusohet në secilin nga 13 rajonet e Greqisë. 

Maqedonia e Veriut edhe këtë herë është në mesin e 15 shteteve sipas numrit  të turistëve dhe mbetet e pandryshuar në vendin e 11-të, edhe pse në mënyrë drastike është rritur numri i vizitorëve nga vendi ynë. 

 

 

Pesëmbëdhjetë vendet e para me numrin më të madh të vizitave dhe vizitorëve në Greqi janë Gjermania, Britania e Madhe, Bullgaria, Italia, Franca, SHBA-ja, Rumania, Holanda, Polonia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Turqia, Austria, Belgjika dhe Serbia.

Konkretisht për Maqedoninë e Veriut, vitin e kaluar, për 46.5 për qind është rritur numri i vizitorëve krahasuar me vitin paraprak, gjegjësisht ka pasur 1.128.000 vizitorë  në vitin 2023, kundrejt 770.000 në vitin 2022. 

Lidhur me vizitat nga vendi ynë, në vitin 2023 ka pasur 1.132.000 vizita, ndërsa dy vite më parë 771.000, ndërsa pjesa më e madhe e vizitave janë në pjesën veriore të Greqisë. 

Lidhur me periferitë, që është edhe lëndë e analizës, rajoni më i vizituar është Atika, rajoni më i gjerë i Athinës, më pas janë ishujt në pjesën jugore të detit Egje, ndërsa në vendin e tretë është pjesa qendrore e Greqisë veriore - rajoni që përfshin Selanikun dhe Halkidikin, ku vizitorët nga Maqedonia e Veriut janë ndër tre vendet kryesore. 

 

"Në vendin e tretë është rajoni i Maqedonisë Qendrore me 6.566.000 vizita, ndërsa shumica e vizitave janë nga Bullgaria (1.821.000). Më pas vijojnë vizitat nga Maqedonia e Veriut (1.079.000) dhe nga Gjermania (917.000)", thuhet në analizë.

 Megjithatë, edhe pse Maqedonia e Veriut është në mesin e tre vendeve të para për nga numri i vizitave në rajonin konkret, megjithatë nuk është në tre vendet e para për sa i përket numrit të bujtjeve dhe sipas shpenzimeve të bëra gjatë qëndrimit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR