• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në vitin 2022, janë refuzuar 26.29 për qind e aplikantëve nga Maqedonia e Veriut për vizë në SHBA

Në vitin 2022, janë refuzuar 26.29 për qind e aplikantëve nga Maqedonia e Veriut për vizë në SHBA

Shkup, 17 shtator 2023 (MIA) - Në ueb faqen  zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit janë publikuar të dhënat për përqindjen e kërkesave për viza të refuzuara për në SHBA në vitin 2022. Në statistikat e publikuara sipas shteteve nga të cilat janë pranuar aplikimet, thuhet se vitin e kaluar janë refuzuar 26,29 për qind e kërkesave të aplikantëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Në dokumentin zyrtar thuhet se gati 20 për qind e kërkesave për viza amerikane janë refuzuar nga Bosnja e Hercegovina, 5,56 për qind nga Kroacia, 13,47 për qind nga Sllovenia, 19,45 për qind nga Serbia, 17,93 nga Kosova, 27, 55 nga Shqipëria dhe 34 për qind nga Mali i Zi.

Në listën e publikuar ka edhe shtete me zero për qind, pra ato që nuk u është refuzuar asnjë aplikim ose nuk kanë kërkuar as vizë. Këto janë Andorra, San Marino, Koreja e Veriut, Monako dhe Ishujt Marshall.

Nga kërkesat për viza për në SHBA janë refuzuar edhe 3,66 për qind nga Argjentina, Austria – 6,97 për qind, Barbados 6,55 për qind, Brunei 5,41 për qind, Zvicra 3,05 për qind, Papua Guinea e Re 4,93 për qind, Guatemala 5,45 për qind, Islanda 3,24 për qind, Izraeli 2,27 për qind. Tajvani 4.56 për qind.

I vetmi vend të cilit i janë refuzuar të gjitha aplikimet për viza amerikane është Mikronezia me 100 përqind, e ndjekur nga Mauritania me 89 përqind.

Ndër vendet me përqindje të lartë të vizave të refuzuara janë Senegali me 66 përqind, Afganistani 52 përqind, Burundi 69 përqind, Kanadaja 58 përqind, Çadi 69 përqind, Kuba 56 përqind, Xhibuti 74 përqind, Nauru 66 përqind, Guinea Bisau 61 përqind, Irani 54 për qind, Ruanda 62 për qind, Jemeni 56 për qind... sa/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR