• e diel, 22 dhjetor 2024

Në vijim janë hetimet për keqpërdorime të mundshme të të drejtave të pacientëve

Në vijim janë hetimet për keqpërdorime të mundshme të të drejtave të pacientëve

Shkup, 18 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka informuar sot se aktualisht janë duke zhvilluar disa hetime të brendshme për shkelje të mundshme të të drejtave të pacientëve. Kjo, siç paralajmëroi ai në konferencën e sotme për media, do të jetë praktikë dhe mënyrë e rregullt e punës.

Ai shpjegoi se aty ku mund të ndërhyjnë me inspektimet dhe institucionet e tyre do ta zbatojnë dhe nëse do të jetë nevoja do të shkojnë direkt në Prokurori dhe do të denoncojnë keqpërdorimet. Ai thekson se nuk do të tolerojë dhe nuk do të lejojë keqpërdorime me sistemin shëndetësor për, siç tha, "pasurim". Ai është i vendosur të mos lejojë që pacientët të vuajnë për përfitime personale.

Mexhiti tha se kur të mbledhin informacione të sakta do të shkojë personalisht në Prokurori dhe do të dorëzojë të gjithë dokumentacionin për keqpërdorime të mundshme dhe kjo do të vërtetohet, siç thotë ai, nga organet e ndjekjes.

"Ne nuk qëndrojmë duarkryq. Nga dita e parë në Ministri, së bashku me Kabinetin, kryejmë hetime në shumë institucione edhe me keqpërdorimin në "Termini Im". Fillimisht lëshuam kontrollorët nga "Termini Im", ku ishte e nevojshme dhe synimi ishte gjithmonë të këshillonim njëri-tjetrin t'i përmirësonim, që lista e pritjes të mos jetë shumë e gjatë. Dhe në momente të caktuara, kur jemi atje, bëhet më mirë. Kur ne largohemi, ajo listë pritjesh rritet sërish", tha ministri Mexhiti pas konferencës së sotme për media.

Ai theksoi se konsultimi është gjithmonë i pari, për të treguar, për të këshilluar dhe më pas për të vepruar.

I pyetur nëse është konstatuar një keqpërdorim i mundshëm në "Termini Im" dhe kush po e bën këtë, Mexhiti tha se kur të kenë një përgjigje konkrete, atëherë do ta tregojnë.

"Në interes të këtyre hetimeve, të brendshme, në Ministri, ku është i angazhuar i gjithë Kabineti, që kur të kemi një përgjigje konkrete, që të mos e dëmtojmë procesin, atëherë do të dalim", theksoi Mexhiti.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se si do t'i mbajnë në vend mjekët e rinj dhe ata me përvojë pune, Mexhiti kujtoi strategjinë që është në shqyrtim prej gjashtë muajsh në Ministrinë e Shëndetësisë. Ai iu referua kuadrit, punonjësve shëndetësorë që prej vitesh punojnë me kontrata.

"Tashmë jemi në fund. Qeveria më obligoi si ministër i Shëndetësisë, Ministri i Financave dhe Fondi për Sigurim Shëndetësor që të gjejmë një zgjidhje për këta persona që janë punësuar me kontratë prej disa vitesh. Kemi tre fakultete të mjekësisë, në Shkup, në Tetovë dhe në Shtip dhe jemi duke rishikuar, duke bërë një program. Kur këta studentë do të jenë në fund, viti i gjashtë i mjekësisë, farmacisë apo stomatologjisë, të dinë saktësisht, me adresë, me suksesin që kanë, se ku do të jetë adresa e tyre e punës, në cilin institucion shëndetësor do të punësohen", tha  ministri i Shëndetësisë.

Si Qeveri, siç tha ai, paralajmërojmë 2000 vende pune në administratë që do të fillojnë këtë muaj dhe, siç thotë ai, diku rreth 600 për të cilët do të bëhet përpjekje për në  shëndetësi. sa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR