• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në vijim është pagesa e të drejtave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve

Në vijim është pagesa e të drejtave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve

Shkup, 4 tetor 2024 (MIA) - Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë informoi se sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve për muajin shtator të vitit 2024.

Shfrytëzuesit e të drejtave të cilët disponojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, të shfrytëzojnë mjetet për pagesa të gatshme në rrjetin e shitjeve ose përmes bankingut elektronik dhe mobil nga dita e sotme, 4 tetor të vitit 2024.

Me qëllim të shmangies së tollovisë para dhe në banka gjatë pagesës së të drejtave, për përdoruesit të cilët nuk përdorin kartela, pagesa do të kryhet në dy grupe në të gjitha filialet e hapura të bankave, në përputhje me orarin e caktuar sipas renditjes së alfabetit, sipas shkronjës së parë të mbiemrit dhe atë grupi i parë për shfrytëzuesit mbiemrat e të cilëve fillojnë me shkronjën A, B, V, D, Gj, E, ZH, Z, S, I, J, K,L, Ll, më 4 tetor dhe për ata që fillojnë me shkronjën e parë të mbiemrit M, N, NJ, O, P, R, S, T, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH me 7 tetor. rq/

Foto: arkivi i MIA-s



QËNDRONI TË LIDHUR