Në vendkalimin kufitar Tabanoc pritet 45 minuta
- Në vendkalimin kufitar Tabanoc koha e pritjes është rreth 45 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
- Post By Sara Ademi
- 12:50, 12 gusht, 2025
Shkup, 12 gusht 2025 (MIA) - Në vendkalimin kufitar Tabanoc koha e pritjes është rreth 45 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. sa/
Foto: MIA