Në vendkalimin kufitar Tabanocë pritet rreth 20 minutë
- – Në vendkalimin kufitar Tabanocë koha e pritjes është rreth 20 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftoi Lidhja Automote e Maqedonisë.
- Post By Fitore Curri
- 12:19, 8 gusht, 2025
Shkup, 8 gusht 2025 (MIA) – Në vendkalimin kufitar Tabanocë koha e pritjes është rreth 20 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftoi Lidhja Automote e Maqedonisë.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s