• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje pritet 30 minuta

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje pritet 30 minuta

Shkup, 18 qershor 2023 (MIA) - Në vendkalimin kufitar Bogorodicë ka frekuencë të shtuar dhe pritja për dalje është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Siç informojnë nga LAMM, që nga dje është mbyllur njëra korsi e urës së Cërvena Rekës në rrugën kryesore A3 seksioni Kamenica e Maqedonisë - Dellçevë, për shkak të sigurisë më të madhe në komunikacion. Themelet e urës Cërvena Reka janë dëmtuar nga vërshimet që më 14 të këtij muaji goditën Dellçevën dhe rrethinën. Mbyllja është kryer me sinjalistikë të përcaktuar dhe qarkullimi në urë kryhet në mënyrë të alternuar në të dy drejtimet përgjatë një korsie.

"Për shkak të daljes nga shtrati të Kriva Rekës në ndërprerje do të jenë rrugët lokale nga Kriva Pallanka deri në fshatrat Varovishtë dhe Gradec. Në fshatin Pçinjë të Kumanovës janë grumbulluar drunj dhe degë nën urën e lumit Pçinjë me çka është zvogëluar rrjedhja e lumit, por ekziston rreziku i derdhjes dhe dëmtimit të urës, theksohet në kumtesën.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.  ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR