• e shtunë, 29 qershor 2024

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga shteti në funksion janë të gjitha korsitë e komunikacionit

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga shteti në funksion janë të gjitha korsitë e komunikacionit

Strumicë, 15 prill 2023 (MIA) - Për shkak të rritjes së  frekuencës së udhëtarëve dhe automjeteve për festat e Pashkëve, në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga shteti   janë vënë në funksionim të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike dhe pesë korsitë e komunikacionit për makina dhe nga një për autobusë dhe kamionë, informojnë nga MPB-ja për MIA-n.

"Për shkak të kryerjes së kontrolleve të rregullta kufitare, koha e pritjes për dalje është rreth 30 minuta", thonë nga MPB-ja.

Pardje nga ora 10 deri dje në të njëjtën kohë, në Bogorodicë kanë kaluar gjithsej 10.893 udhëtarë, nga të cilët 6.320 janë shtetas të Maqedonisë, ndërsa 4.573 janë të huaj. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR