Në Vatikan filloi funerali i papa Françeskut
- Ceremonia e varrimit të Papa Françeskut filloi në sheshin e mbushur plot me njerëz të Shën Pjetrit në Vatikan, në prani të mijëra besimtarëve dhe një numri të madh udhëheqësish botërorë.
- Post By Sara Ademi
- 11:07, 26 prill, 2025

Romë, 26 prill 2025 (MIA) - Ceremonia e varrimit të Papa Françeskut filloi në sheshin e mbushur plot me njerëz të Shën Pjetrit në Vatikan, në prani të mijëra besimtarëve dhe një numri të madh udhëheqësish botërorë.
Arkivoli me trupin e papës u dërgua nga Bazilika e Shën Pjetrit në sheshin me të njëjtin emër, ku janë vendosur karrige për priftërinjtë, udhëheqësit botërorë dhe përfaqësuesit e familjeve mbretërore.
Në funeral marrin pjesë të paktën 150.000 besimtarë. sa/
foto: EPA