• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në universitetet shtetërore do të formohet Unioni Sindikatave të Arsimit të Lartë

Në universitetet shtetërore do të formohet Unioni Sindikatave të Arsimit të Lartë

 Manastir, 21 nëntor 2024 (MIA) - Kryetarët e sindikatave të universiteteve shtetërore "Shën Kirili dhe Metodi"-Shkup, "Shën Klimenti i Ohrit"-Manastir, "Goce Dellçev"-Shtip, "Nënë Tereza"-Shkup", "Apostoll Pavle"-Ohër dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës, nënshkruan iniciativën për formimin e Unionit të Sindikatave në Arsimin e Lartë. 

Sindikatat shprehen të kënaqura me aktivitetet e suksesshme sindikaliste të deritanishme, veçanërisht në sferën e zgjidhjes ligjore dhe rritjes së pagave të kuadrit arsimor dhe joarsimor, dhe konsiderojnë se me formimin e Unionit do të jenë më efikas, deklaroi për MIA-n profesori universitar Sasha Dukoski, kryetar i organizatës sindikalIste pranë USHKO-Manastir.

 "Në Manastir mbajtëm një takim të suksesshëm në funksion të të drejtave të punës. Pjesëmarrësit nga gjashtë universitetet shtetërore, pra ne kryetarët e organizatave sindikaliste përkatëse, njëzëri vendosëm të bashkohemi dhe të themelojmë Unionin e sindikatave të arsimit të lartë. Në këtë mënyrë, në të ardhmen do të mund të përfaqësojmë dhe ushtrojmë në mënyrë më efektive të drejtat e punës, të ndihmojmë në përmirësimin e standardit të punonjësve dhe të veprojmë në përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë në interes të studentëve", theksoi Dukoski. 

Iniciativa ka rezultuar e suksesshme, është kompletuar dokumentacioni, është në prag të regjistrimit të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Lartë, ndërsa më pas do të bëhet promovimi, i cili ndoshta do të bëhet në Ohër, njoftoi Dukoski.

 "Sindikatat në universitetet shtetërore mbeten të përkushtuara ndaj paradigmës se nuk ka përparim pa pagesë dhe kushte dinjitoze të punës, as autonomi dhe liri të mendimit dhe fjalës në akademi pa një jetë dinjitoze, që është një motiv i fortë për përpjekjet sindikaliste në universitetet e shtetit. USHKO-ja përmes sindikatës së saj, këto postulate fuqishëm dhe aktivisht i mbështet", theksoi profesori universitar, Sasha Dukoski, kryetar i sindikatës në Universitetin "Shën Klimenti i Ohrit"-Manastir. qa/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR