Në Ukrainë mbërriti grupi i parë i të burgosurve të luftës
- Ukraina sot konfirmoi kthimin e grupit të parë të të burgosurve të luftës nga Rusia, mes të cilëve ka të lënduar serioz, ushtarë dhe persona më të rinj se 25 vjet.
- Post By Sara Ademi
- 15:18, 9 qershor, 2025
Kiev, 9 qershor 2025 (MIA) - Ukraina sot konfirmoi kthimin e grupit të parë të të burgosurve të luftës nga Rusia, mes të cilëve ka të lënduar serioz, ushtarë dhe persona më të rinj se 25 vjet.
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski tha se shkëmbimi është kryer në pajtim me marrëveshjen e arritur gjatë negociatave të drejtpërdrejta me Rusinë në Stamboll në fillim të muajit.
Sipas marrëveshjes, të dyja palët u obliguan të shkëmbejnë të paktën 1.000 të burgosur ushtarak, me theks të veçantë tek të lënduarit serioz dhe ushtarët e rinj. Gjithashtu, ishte rënë dakord të shkëmbehen mbetjet e 6.000 ushtarëve të vrarë nga të dyja anët.
Edhe krahas këtij progresi humanitar, negociatat për armëpushim janë në ngecje. sa/
foto. Arkivi i MIA-s