• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Uashington - fentanili është vrasësi më i madh mes drogave, duke vrarë 96 për qind të të varurve

Në Uashington - fentanili është vrasësi më i madh mes drogave, duke vrarë 96 për qind të të varurve

Uashington, 15 prill 2024 (MIA) - Vdekja nga drogat në Uashington ka arritur nivel rekord në vitin 2023, me ç'rast fentanili është më vekjeprurësi mes të gjitha drogave, i cili vret 96 për qind të viktimave, thuhet në raportin e hulumtuesit kryesorë të qytetit.

Në Uashington vitin e kaluar ka patur 518 vraste të ndërlidhura me përdorimin e opiantëve, ndërsa në vitin 2022 ka patur 461 raste      

Vetëm pesë raste të vdekjes nuk janë klasifikuar si të rastësishtme, publikoi Uashington tajms.

Kjo do të thotë se droga ka marrë më shumë jetë në qarkun Kolumbia sesa vrasjet vitin e kaluar, të cilat arritën në 274.

Shkaku kryesor i vdekjes është fentanili, drogë sintetike që ishte shkaku kryesor i vdekjes midis të varurve në vitin 2017. Fentanil është 50 herë më i fortë se heroina dhe 100 herë më i fortë se morfina.

Në vitin 2023, kanë vdekur 504 njerëz nga fentanili në qarkun Kolumbia, ose 96 nga vdekjet e përgjithshme të qytetit.

Në mesin e të vdekurve, 72 për qind janë meshkuj, ndërsa nga ky numër, 71 për qind janë nga mosha 40 deri në 69 vjeç dhe në 84 për qind të rasteve janë afrikano-amerikanë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR