• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Në Turqi janë arrestuar 14 persona të dyshuar për lidhje me "Shtetin islamik"

Në Turqi janë arrestuar 14 persona të dyshuar për lidhje me

Ankara, 9 prill 2024 (MIA) - Forcat turke të sigurisë kanë arrestuar 14 persona të dyshuar për lidhje me grupin  "Shteti islamik", kumtoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja.

Ai saktësoi se ata janë arrestuar në kuadër të operacionit "Bozdogan-22", të zbatuar në rajonet Eskishehir, Gaziantep, Samsun dhe Jalova nga drejtoritë adekuate policore në koordinim me Drejtorinë e përgjithshme për siguri dhe Repartin për luftë kundër terrorizmit.

Ministri tha se gjatë kohës së operacioneve, pesë të dyshuar janë arrestuar në Eskishehir, gjashtë në Jalova, dy në Gaziantep dhe një në Samsun. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR