• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Turqi arrestohen 304 persona të dyshuar për lidhshmëri me Shtetin Islamik

Në Turqi arrestohen 304 persona të dyshuar për lidhshmëri me Shtetin Islamik

Ankara, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Autoritetet turke  kanë arrestuar 304 persona të dyshuar për lidhshmëri me grupin militant Shteti Islamik, në operacione në 32 rajone, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Ali Jerlikaja, duke shtuar se shumica e të dyshuarve u arrestuan në tre qytetet më të mëdha të vendit, Ankara, Stamboll dhe Izmir.

Të dyshuarit u arrestuan në kuadër të operacionit “Heronjtë-34”, i cili sipas ministrit turk të Punëve të, është zbatuar njëkohësisht në të gjithë Turqinë.

“Për shkak të paqes dhe unitetin të popullit tonë, do ta vazhdojmë betejën tonë me përpjekje intensive të forcave tona të sigurisë”, ka shkruarJerlkaja në një postim në rrjetin social X, së bashku me një video ku shfaqen pjesëtarë të policisë turke që hyjnë në banesa dhe i marrin të dyshuarit me automjete.

Shteti Islamik, i cili kontrolloi një të tretën e Irakut dhe Sirisë në vitin 2014, vazhdon t'i udhëheqë sulmet e kryengritësve. Ai ka qenë përgjegjëse për sulme të shumta në të gjithë Turqinë, duke përfshirë një sulm në një klub nate në Stamboll më 1 janar të vitit 2017, ku humbën jetën 39 persona.

Autoritetet kanë përforcuar operacionet kundër Shtetit Islamik dhe militantëve kurdë në javët e fundit, pasi një grup militantësh kurdë shpërthyen një bombë pranë ndërtesave qeveritare në Ankara më 1 tetor. qa

Foto: Arkivi i Mia-s

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR