• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në tremujorin e tretë të vitit 2023 gjithsej janë transportuar mbi 11 milionë udhëtarë

Në tremujorin e tretë të vitit 2023 gjithsej janë transportuar mbi 11 milionë udhëtarë

Shkup, 24 nëntor 2023 (MIA)- Në tremujorin e tretë të këtij viti, në trafikun rrugor, hekurudhor dhe ajror në vend janë transportuar gjithsej 11.202.904 udhëtarë, nga të cilët 941.000 udhëtarë në transportin rrugor, 9.190.000 në transportin urban-periferik, 56.000 në hekurudhor dhe 1.015.904 në atë ajror.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në transportin rrugor të udhëtarëve janë transportuar gjithsej 941.000 udhëtarë, nga të cilët 749.000 janë transportuar në transport kombëtar dhe 192,000 në transport ndërkombëtar. Në transportin urban-periferik janë transportuar 9.190.000 udhëtarë, në transportin hekurudhor janë transportuar 56.000 udhëtarë – të gjithë në transportin kombëtar. 

 Në transportin ajror, gjëthsej janë transportuar 1.015.904 udhëtarë prej të cilëve nga aeroportet e Maqedonisë së Veriut kanë fluturuar 484.096 në trafikun e rregullt dhe 35.031 udhëtarë në atë çarter. Në vend gjatë kësaj periudhe kanë zbritur 158.271 udhëtarë në trafikun e rregullt dhe 38.506 udhëtarë në trafikun çarter.

Në tremujorin e tretë të këtij viti në krahasim me të njejtën periudhë vitin e kaluar është rritur për 35.7 për qind.

Sasia e mallrave të transportuar në transportin rrugor të mallrave, në transportin hekurudhor është ulur me 32 për qind,ndërsa në transportin ajror është rritur me 23 për qind.ss/

Foto: Arkivi MIA-s

 

   

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR