Në Tiranë u shënua 110-vjetori i eksodit të dibranëve
- - Në organizimin e shoqatës Bashkësia Dibrane në Tiranë, mes shumë personaliteteve dhe të ftuarve nga komuna e Dibrës, dje u shënua 110-vjetori i eksodit të dibranëve të cilët gjetën strehim në Tiranë, informuan nga Komuna e Dibrës, përmes një publikimi në Fejsbuk.
- Post By Fitore Curri
- 16:45, 12 mars, 2023
Dibër, 12 mars 2023 (MIA) - Në organizimin e shoqatës Bashkësia Dibrane në Tiranë, mes shumë personaliteteve dhe të ftuarve nga komuna e Dibrës, dje u shënua 110-vjetori i eksodit të dibranëve të cilët gjetën strehim në Tiranë, informuan nga Komuna e Dibrës, përmes një publikimi në Fejsbuk.
"Sot në Tiranë përkujtuam muhaxhirët Dibranë dhe eksodin e dhimbshëm të vitit 1913 që do ngelet nga plagët më të dhimbshme në historinë Dibrës. Në organizimin e shoqatës Bashkësia Dibrane, mes shumë personaliteteve dhe të ftuarve, u ndanë dhe u përfolën shumë histori dhe kujtime, që nga shkaktarët e këtij eksodi, që ishte lufta dhe terrori serb mbi popullatën civile dibrane, deri tek mikpritja e pa shoqe që gjetën dibranët në Tiranë, bashkëjetesa dhe harmonia që pasoi mes dibranëve dhe tiranasve", qëndron në publikimin në Fejsbuk.
Në shenjë mirënohjeje dhe falenderimi, kryetari i Këshillit Komunal të Dibrës, Fuat Spahiu, shprehu fjalën e tij të rastit ku njëherit "përçoi përshëndetjet dha falenderimet jo vetëm institucionale, por mbarë qytetare të të gjithë dibranëve për këtë vepër madhështore të Tiranës".
Në Tiranë jetojnë shumë dibranë, numri i të cilëve është mbi 80 mijë. fc/
Fotografitë: Komuna e Dibrës në Fejsbuk