• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në thirrjen për projekte në një vlerë të përgjithshme prej 250 milionë euro gjatë ditës së djeshme kanë aplikuar 10 deri në 12 komuna

Në thirrjen për projekte në një vlerë të përgjithshme prej 250 milionë euro gjatë ditës së djeshme kanë aplikuar 10 deri në 12 komuna

 Shkup, 11 shtator 2024 (MIA) - Nesër skadon afati që komunat të plotësojnë formularin e aplikimit për thirrjen publike për realizimin e projekteve në një vlerë të përgjithshme prej 250 milionë euro që e ka shpallur Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

Kryeministri Hristijan Mickoski pret që ky proces të përfundojë me sukses. Ashtu siç deklaroi ai sot vetëm dje kanë dorëzuar 10 deri në 12 komuna.

"Gjatë ditës së djeshme ka pasur diku rreth 10 deri në 12 komuna që tashmë kanë dorëzuar aplikimet e tyre. Pres që ai proces të përshpejtohet sot dhe nesër të përfundojë me sukses. Pastaj vijon vlerësimi i të njëjtës, të shohim se çfarë kemi dhe pastaj të fillojmë me realizimin e premtuar", tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës për media në Qeveri.

 Pas marrjes së formularëve të aplikimit, fillon procesi i vlerësimit i cili pritet të përfundojë jo më shumë se 10 ditë dhe në bazë të tij ministritë përkatëse përgatisin propozimin për vendim se cilat projekte do të financohen nga zona e tyre dhe propozimi për vendim dorëzohet për miratim në seancën e qeverisë.

Mjetet do të ndahen përmes gjashtë ministrive dikasteriale dhe atë në: Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, Ministrinë e Transportit, Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Sportit.

Për të monitoruar të gjithë procesin, ashtu siç deklaroi së fundmi në një konferencë për media ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski, është formuar një trup koordinues qeveritar, i cili do të udhëhiqet nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe do të përfshijë përfaqësues nga të gjitha ministritë dikasteriale. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR