Në Tetovë sonte do të bëhet përurimi dhe hapja e rrugës "Strasho Pinxhur"
- Post By Fitore Curri
- 13:25, 23 korrik, 2022

Tetovë, 23 korrik 2022 (MIA) -Zyra për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun e Komunës së Tetovës njofton se sot në ora 19:30 do të bëhet përurimi dhe hapja e rrugës "Strasho Pinxhur".
Në këtë ngjarje, bëjnë të ditur, do të jetë prezent edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami i cili do të japë deklaratë për mediat. fc/