• e martë, 05 nëntor 2024

Në Tetovë nga 20-të ditët në shkurt vetëm pesë ditë nuk ka pasur ajër të ndotur

Në Tetovë nga 20-të ditët në shkurt vetëm pesë ditë nuk ka pasur ajër të ndotur

Tetovë, 21 shkurt 2024 (MIA) - Nga 20-të ditët e shkurtit vetëm pesë ditë nuk ka pasur ajër të ndotur, megjithatë ka pasur tejkalim të kufirit të lejuar të vlerës nga 50 PM10 përgjatë 15 ditëve. Duke pasur parasysh se në janar përqendrimet mesatare ditore në 22 ditë ishin mbi 50 PM10 të lejuara, tashmë është tejkaluar standardi botëror shëndetësor i cili thotë se në një vit kalendarik nuk duhet ë ketë më shumë se 35 ditë ajër të ndotur.

"Këto shifra janë një tregues i asaj që vazhdimisht e theksojmë, se në periudhën e dimrit ngrohja e banesave me lëndë djegëse fosile, dru dhe mazut, shkakton ndotjen më të madhe të ajrit. Nuk duhet të shpikim asgjë, ka zgjidhje për çdo gjë, gjithçka do të ndryshojë kur gazi do të jetë mënyra mbizotëruese e ngrohjes. Gjithashtu në Tetovë ka përdorim të tepruar të automjeteve dhe kaosi i madh i trafikut, si dhe nuk përdoret transporti urban me autobus. Më pak vetura në rrugë do të thotë edhe ajër më pak i ndotur", tha mjeku Ratko Davidovski nga Qendra për shëndet publik në Tetovë, specialistë për higjienë dhe ekologji shëndetësore.

Gjatë vitit 2023 ka pasur 89 ditë me ajër të ndotur, ndërsa viti 2022 ka qenë më 108 ditë ajër të ndotur . Në vitin 2021 kishte 132 ditë ajër të ndotur, ndërsa në vitin 2020 nga 366 ditë kishte 138 ditë ajër të ndotur në Tetovë. Tetovarët më së shumti përballen me ajrin e ndotur në vitin 2015 duke pasur parasysh se prani të lartë e grimcave të dëmshme PM10 ka pasur edhe në 350 nga 365 ditë. rq/

Foto: skrinshot MMJPH

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR