• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Tetovë janë sekuestruar mbi 2.500 copë të mjeteve piroteknike, arrestohen dy persona

Në Tetovë janë sekuestruar mbi 2.500 copë të mjeteve piroteknike, arrestohen dy persona

Shkup, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Nëpunës policorë të SPB Tetovë sot rreth orës 13:30, kanë privuar nga liria dy persona, për shkak se tek ata janë gjetur dhe janë sekuestruar mbi 2.500 copë mjete piroteknike. Ata janë në mbajtje në Stacionin policor Tetovë për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit, pas çka do të përgatitet parashkresë përkatëse.

"Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë i përkujton qytetarët se furnizimi, shitja dhe aktivizimi i mjeteve piroteknike është në kundërshtim me Ligjin për kundërvajtje të rendit dhe qetësisë publike dhe të Kodit Penal. SPB Tetovë i ka përforcuar kontrollimet dhe aktivitetet tjera të ndërlidhura me zbulimin me kohë dhe në parandalimin e përdorimit të pushkaliqeve dhe mjeteve tjera piroteknike, masa të cilat në ditët në vijim edhe më shumë do të intensifikohen", thuhet në kumtesën e MPB-së.

Në këtë drejtim, thuhet më ej, tregtarëve, prindërve dhe nxënësve (filloristëve dhe atyre të shkollave të mesme) këshillohen edhe një herë që shitja, pra blerja dhe aktivizimi i pushkaliqeve në vende publike, në rrugë, në oborre, hyrje të godinave të banimit dhe të ngjashme, paraqet kundërvajtje ligjore, për të cilën në pajtim me nenin 31 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike është e paraparë gjobë prej 100 deri më 250 euro në kundërvlerë në denarë.

Furnizimi i tyre si dhe distribuimi në treg në sasi më të mëdha është e dënueshme sipas Kodit Penal. bsh/

Foto: SPB Tetovë

QËNDRONI TË LIDHUR