• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Në Tetovë filloi të funksionojë strehimorja për qentë endacakë

Në Tetovë filloi të funksionojë strehimorja për qentë endacakë

Tetovë, 27 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami sot e vizitoi strehimoren për qentë endacakë të Shoqatës për Kujdes të Qenve Endacakë ANA AGRO SHPKNJP në fshatin Ratajë, me të cilën komuna nënshkroi kontratë njëvjeçare për Programin për zbatimin dhe zgjidhjen e problemit me kafshë të pastrehë në bazë të furnizimit publik. 

Sipas marrëveshjes, komuna ka ndarë 2.542.372 denarë pa TVSH për trajtimin 12- mujor të kafshëve të pastreha. 

"Qentë e pastrehë do t'i nënshtrohen trajtimit maksimal human që përfshin kapjen e tyre, transportimin në spital, pranim dhe kontrollë nga një veteriner i autorizuar, test socializimi, kontrollë laboratorike për sëmundje të caktuara, identifikim dhe mbajtje të evidencës, sterilizimin, tredhjen, strehimin, kujdesin pas trajtimit, si dhe vaksinimin e duhur", deklaroi Kasami në strehimore.

Veterineri Ane Apostollovski, i angazhuar në strehimore, thotë se prioritet do të jetë që të kapen dhe trajtohen qentë agresivë dhe të sëmurë për të cilët marrin raportime të shumta nga qytetarë. Sipas veterinerit, të gjithë qentë pas trajtimit veteriner dhe testit për socializim i cili përcakton se a është e sigurt që të kthehet në lokacion nëse askush nuk e adapton.

"Qentë që trajtojmë kalojnë dy herë testin e socializimit dhe nëse nuk e kalojnë, shkojnë në eutanazi. Bëhet në ditën e tretë të kapjes dhe pas ndërhyrjes. Ata gjithashtu vaksinohen, pastrohen dhe u jepet një mikroçip identifikimi. Pas trajtimit të qenve, nëse dikush nuk i adopton ata duhet të kthehen në lokacion, pas çka do të ketë turë tjetër", informoi Apostollovski.

Strehimorja ka kapacitet prej 19 "bokseve" për qenë. Deri më tani, Komuna e Tetovës disa muaj nuk kishte operator për trajtim të qenve endacakë. fc/

Fotografia: Komuna e Tetovës

QËNDRONI TË LIDHUR