• e enjte, 04 dhjetor 2025

Në Tetovë bëhet testimi i 57 specializantëve të rinj të cilët do të punësohen në institucionet shëndetësore publike

Në Tetovë bëhet testimi i 57 specializantëve të rinj të cilët do të punësohen në institucionet shëndetësore publike

Tetovë, 5 maj 2025 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot në Fakultetin e mjekësisë në Tetovë e vizitoi testimin e mjekëve të cilët e kaluan specializimin në spitale private, ndërkaq janë paraqitur për punësim në institucionet shëndetësore publike. Sipas ministrit, nga 57 të paraqiturit për testim, 43 janë nga Tetova, ndërsa 14 nga Gostivari.

"Të them se me sistematizimin e ri në Tetovë ka 28 vende megjithatë konkurruan më shumë specializantë, sepse kishte konkurs për specializime provate në janar apo shkurt të këtij viti. Megjithatë, komisioni shpresoj se do ta ketë parasysh dhe do t'i punësojë ata që janë në specializim në vitin e pestë, të katërt, të tretë apo të dytë", deklaroi Taravari.

Testimet vazhdojnë këtë javë, të mërkurën në Shtip e më pas në Manastir.

"Kështu t'i rrumbullakësojmë 300 specializantët privat të cilët do të japin kontributin e tyre dhe do të punësohen më institucionet shëndetësore publike. U dëshirova edhe komisioneve edhe kandidatëve që sa më mirë dhe me sukses ta kalojnë testin dhe sa më parë t'i marrin vendimet për punë", theksoi Taravari.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, për të gjithë 300 specializantët do të ketë vendime për punë, së cilës do t'i paraprijë testimi dhe anketimi, si procedurë e rregullt ligjore. ab/

foto: МIА 

 

QËNDRONI TË LIDHUR