• e martë, 26 nëntor 2024

Në tetor do të bëhen të ditur ilaçet e reja në listën pozitive

Në tetor do të bëhen të ditur ilaçet e reja në listën pozitive

Shkup, 25 gusht 2023 (MIA) - Lista pozitive e barnave do të përditësohet dy herë në vit. Në tetor dhe në prill. Barnat e para do të mund t'i presim në tetor, tha sot ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, gjatë vizitës në poliklinikën "Jane Sandanski", me rastin e fillimit të aplikimit të risive në kujdesin parësor shëndetësor.

Ai mohon pretendimet se nuk ka raporte për thirrjen për përditësimin e listës pozitive, propozime në Komisionin për vendosjen e një ilaçi  në barrë të Fondit për shëndetësi.

"Nuk është vërtetë. Pikërisht e kundërta. Tashmë ka aplikime. Ato do të shqyrtohen dhe në tetor do të dini saktësisht se cilat ilaçe do të jenë. Ne përpiqemi dhe do të përpiqemi që të jenë të parët ata që janë më urgjentë, që shpenzohen në numër më të madh dhe që shkojnë në dobi të pacientëve", theksoi Mexhiti.

Pas reagimit të një pacienteje e cila u ankua gjatë pyetjeve të gazetarit për problemin e blerjes së shiritave për matjen e sheqerit, ministri theksoi se tani ka shirita dhe kërkoi falje për vonesën në periudhën e kaluar.

"Kërkojmë falje që janë vonuar, unë kërkoj falje si ministër. Por tani e tutje ju siguroj se do të ketë shirita, nuk do të ketë probleme të tilla me vonesa të ilaçeve", tha Mexhiti. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR