• e martë, 24 dhjetor 2024

Në territorin e gjithë vendit 666 gjoba për vozitje të shpejtë

Në territorin e gjithë vendit 666 gjoba për vozitje të shpejtë

Shkup, 21 gusht 2023 (MIA) - Gjatë ditës së djeshme në aksionin e intensifikuar të kontrollit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, janë gjobitur 666 shoferë.

Nga këto, informoi sot MPB-ja, 45 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa shtatë automjete kanë lëvizur me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 349 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 317 jashtë vendbanimit.

Kontrollet e komunikacionit vazhdojnë edhe ditëve në vijim, njoftoi MPB-ja. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR