• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në takimin për Ukrainën në organizim të Parisit do të marrin pjesë pothuaj 30 vende

Në takimin për Ukrainën në organizim të Parisit do të marrin pjesë pothuaj 30 vende

Paris, 7 mars 2024 (MIA) - Pothuaj 30 vende do të përfaqësohen sot pasdite në takimin e organizuar nga Franca për përkrahje të Ukrainës, njoftoi Ministria franceze e Punëve të Jashtme, Stefan Sezhurne.

"Gjithsej 28 vende përfaqësohen, duke përfshirë 21 në nivel ministror nga ministrat e tyre të Jashtëm ose të Mbrojtjes", thuhet në kumtesë. Takimi do të mbahet nga ora 16:00 deri në ora 18:00 me orën lokale përmes video-konferencës.

Më 26 shkurt në Paris u mbajt takimi ndërkombëtar për mbështetje të Ukrainës, me iniciativë të presidentit francez Emanuel Makron.

Pritet që vendet sot të punojnë në tetë tema: municion, parimet e deponimit, hapësira kibernetike, mbrojtja e kufijve, mbrojtja e shteteve të cënueshme, çminimi, prodhimi industrial në terren në Ukrainë dhe "koalicioni i 9-të" për projektile.

Mes pjesëmarrësve do të jenë edhe ministrat e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Ukrainës, shefi i diplomacisë polake, ministri italian i Mbrojtjes... Gjermania do të përfaqësohet nga sekretari i shtetit.

Franca ka theksuar nevojën për të rritur përpjekjet për përkrahje të Ukrainës për përgjigje të Rusisë, si dhe nevoja për të ndihmuar fqinjët e Ukrainës.

Sezhurne pritet të shkojë nesër për në Vilnus për një takim të përbashkët me kolegët e tij nga republikat baltike dhe me kolegun ukrainas Dmitro Kuleba, pas takimit të martën me kolegen e tij ,gjermane Analena Berbok në Paris. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR